Zgjedhjen e kompanisë me menaxhim të mirë korrporativ për vitin 2010
09.11.2010 Organizata joqeveritare "Transparencë-Zero Korrupsion", në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në kuadër të aktiviteve për implementim të Deklaratës Zero tolerance për korupsion, ekipi i ekspertëve i përbërë prej përfaqësuesve të odave ekonomike, sektorit publik, profesorëve të universitetit dhe përfaqësuesve të mediumeve dhe sektorit joqeveritar, hartoi listë të kritereve në bazë të të cilave do të kryhet evaluimi i kompanive.
Maqedonia shënon përparim sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit
26.10.2010 Republika e Maqedonisë zuri vendin e 62-të sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2010 të Transparensi Interneshënël, në konkurencë të 178 shteteve, që paraqet përparim prej nëntë vendeve në krahasim me vitin e kaluar.
Në shkallën prej 0 deri në 10-të pikë të indeksit, Maqedonia ka 4.1 pikë të indeksit, që paraqet përmirësim për 0.3 pikë të indeksit në krahasim me vitin e kaluar.
Aksioni policor „Metastazë“ ngjarja më e pastër, promotori ekonomik më i turbullt në prill
18.05.2010 Promotori ekonomik, i cili është paguar që të tërheq investime të
huaja, në vend se për shtetin ka punuar për ndërmarrjen e vet private,
është ngjarja më e turbullt në muajin prill.
Ndërkohë aksioni
policor „Metastazë“, në të cilin u arrestuan mbi 30 persona të dyshuar
për aktivitete kriminale rreth dhënies së vendimeve për të marrë
pensione invalidore, është ngjarja më e turbullt.
Kështu
vendosën 17 kryeredaktor të mediumeve elektronike dhe të shtypit, të
cilët morën pjesë në anketën Pastër-Turbullt të angjencisë së lajmeve
Makfaks dhe organizatës joqeveritare „Transparencë zero-korrupsion“.
Zgjedhja e Ilmi Selamit – ngjarja bindshëm më e pastër në muajin mars
19.04.2010 Zgjedhja e kryetarit
të ri të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit është ngjarja
bindshëm më e pastër në mars të këtij vit, përderisa i pari në mesin e
ngjarjeve të turbullta është mospublikimi i lartësisë së borxhit që shteti e ka
ndaj sektorit privat.
Kështu votuan 16 kryeredaktorë të mediumeve
elektronike dhe të shtypura në Maqedoni, të cilët morën pjesë në anketën mujore
„Pastër-Turbullt“ të Agjencisë së lajmeve Makfaks dhe të organizatës
joqeveritare „Transparencë zero korrupsion“.