|
18.05.2010 Promotori ekonomik, i cili është paguar që të tërheq investime të
huaja, në vend se për shtetin ka punuar për ndërmarrjen e vet private,
është ngjarja më e turbullt në muajin prill.
Ndërkohë aksioni
policor „Metastazë“, në të cilin u arrestuan mbi 30 persona të dyshuar
për aktivitete kriminale rreth dhënies së vendimeve për të marrë
pensione invalidore, është ngjarja më e turbullt.
Kështu
vendosën 17 kryeredaktor të mediumeve elektronike dhe të shtypit, të
cilët morën pjesë në anketën Pastër-Turbullt të angjencisë së lajmeve
Makfaks dhe organizatës joqeveritare „Transparencë zero-korrupsion“.
Dhjetë vota negative mori promotori Filip Petkov, i cili në SHBA kishte
themeluar ndërmarrje në të njëjtën kohë kur Qeveria e dërgoi që të
tërheq investime të huaja.
Ekspertët ekonomikë pohojnë se
secili përfaqësues i shtetit, duhet ta vendos biznesin personal në
pushim, që të shmang konfliktin eventual të interesave në funksionin e
dyfishtë të diplomatëve maqedonas.
E dyta në zgjedhjen e
ngjarjeve të turbullta me pesë vota është paralajmërimi se raportet e
revizionit për punën e institucioneve shtetërore dhe ministrive mund të
mbesin vetëm në letër, eventualisht pa u procesuar para gjykatave
kompetente, nëse paraqitet nevoja.
Aksioni „Metastazë“ në të
cilin policia arrestoi më shumë se 30 persona të dyshuar për aktivitete
kriminale rreth dhënies së pensioneve invalidore, dhe bëri bastisjen e
më shumë objekteve, fitoi 15 vota të pastra.
Sipas njohurive
dhe informatave të deritanishme të dokumentuara operative për veprime
kriminale dhe mallverzime gjatë dhënies së pensioneve invalidore,
dyshohen 37 persona, të cilët duke vepruar si grup i organizuar
gjegjësisht shoqatë kriminale, ngarkohen se kanë keqpërdorur pozitën
zyrtare dhe kanë falsifikuar dokumente.
Në vendin e parë të kësaj liste me pesë vota hasi rishqyrtimi i projektit „Qyteti diellor“ nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Ekzistojnë
dyshime se plani urbanistik për ndërtimin e lokalitetit në komunën
Sopishte është miratuar në mënyrë jotransparente, dhe të paligjshme.
Anketa
mujore „Pastër-Turbullt“ e agjencisë Makfaks dhe organizatës
joqeveritare „Transparencë zero – korrupsion“ e organizojnë nga viti
2004.
Në anketën për muajin prill morën pjesë kryeredaktorët e
televizioneve: A1, Alsat, Alfa, Nasha TV, radio Kanal 77, gazetat e
përditshme Biznis, Vreme, Dnevnik, Lajm, Nova Makedonija dhe Utrinski
Vesnik, javoret Globus, Fokus, Forum dhe Kapital.
|