Agonia e klinikave në shtet ngjarja më e turbullt në muajin shkurt
22.03.2010 Pacientë të qyteteve
tjera në shtet për intervenime banale, si fshikës e bllokuar, gëlltitje të tre
hapave të leksiliumit apo, nga ana tjetër, operacion të zorrës së verbër, për
çdo ditë nisen drejt klinikave të Shkupit.
Me riudhëzimin e personit të sëmurë humbet kohë e
çmueshme për shërim, siç ishte rasti me pacientin Dushko Mamuçevski nga Berova,
i cili ndërroi jetë pasi që e shëtitën prej klinike në klinikë, që është
ngjarja më e turbullt për muajin shkurt.
Agonia dhe gjendja e keqe në klinikat në brendinë e vendit
fitoi 11 vota “të turbullta” në anketën “Pastër-Turbullt” të agjencisë së
pavarur të lajmeve Makfaks dhe organizatës joqeveritare “Transparencë – zero
korrupsion”, në të cilën morën pjesë 17 kryeredaktorë të mediumeve të shtypura
dhe elektronike.
Gjendja e këtillë në shëndetësi është rezultat i
pazarllëqeve disavjeçare politike dhe pastrimit të hesapeve, të mbështetura në
kënaqjen e interesave të individëve dhe partive politike.
Kuadër jokompetent i menaxherëve, procedura të
këqija tenderi, politikë e keqe për furnizim të ilaçeve dhe pajisjes
medicinale.
Pesë vota “të turbullta” mori sjellja e
papërgjegjshme e shtetit dhe vetëqeverisjes lokale për rritjen e nivelit të
ujit të Liqenit të Ohrit.
Rajoni me javë të tëra është nën kërcënimin e
përmbytjeve, janë bërë dëme të mëdha mbi objektet private dhe infrastrukturore,
me çka doli në sipërfaqe se interesat partiake janë lënë mbi interesat e
qytetarëve dhe Ohrit, i cili nuk u takon vetëm politikanëve por paraqet të mirë
publike të mbrojtur nga UNESKO.
Marrëveshja shitblerëse me të cilën Telekom
Sllovenia bleu operatorin telefonik “Cosmofon”, tani i riemërtuar në “One”,
fitoi një votë “të turbullt”.
Në anketën për muajin shkurt nuk është bërë
zgjedhje e ngjarjeve të pastra.
Në “Pastër-Turbullt” marrin pjesë televizionet A1,
Kanal5, Telma, Nasha TV, Alsat-M, radio Kanal 77, të përditshmet Biznis, Vest,
Utrinski vesnik, Dnevnik, Vreme, Lajm, Nova Makedonija dhe javoret Globus,
Kapital, Fokus dhe Forum.
Anketa “Pastër-turbullt”, si pjesë e luftës kundër
korrupsionit zbatohet tashmë pesë vjet.