logo_sq_jpg_copy

 

TI_partner prijavi_korupcija1

Transparencë - ZK

Aktual

* Zyra për këshilla juridike të “Transperencë – zero korrupsion “ shpall se do të jetë e hapur për qytetarët.

** Me të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të lajmërojnë për raste lidhur me korrupsionin, do të bisedojnë këshilltarë juridikë

***  Të gjitha takimet duhet të caktohen paraprakisht. Zyra nuk të proçedojë me lajmërime anonime.

Login Form






Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Lajme

plakat-bunar-bez-dno-alb-we.jpg
   
Advertisement
Advertisement
yes-incubator.jpg
Lajme arrow Lajme arrow Zgjedhja e Ilmi Selamit – ngjarja bindshëm më e pastër në muajin mars
Zgjedhja e Ilmi Selamit – ngjarja bindshëm më e pastër në muajin mars Printoni E-mail

19.04.2010 Zgjedhja e kryetarit të ri të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit është ngjarja bindshëm më e pastër në mars të këtij vit, përderisa i pari në mesin e ngjarjeve të turbullta është mospublikimi i lartësisë së borxhit që shteti e ka ndaj sektorit privat.

Kështu votuan 16 kryeredaktorë të mediumeve elektronike dhe të shtypura në Maqedoni, të cilët morën pjesë në anketën mujore „Pastër-Turbullt“ të Agjencisë së lajmeve Makfaks dhe të organizatës joqeveritare „Transparencë zero korrupsion“.

 

Me 15 vota zgjedhja e kryetarit të ri të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit Ilmi Selami dhe premtimi se antikorrupsionerët do të punojnë në mënyrë transparente dhe për çrrënjosjen e parregullsive të përmendura në raportin e Komisionit Evropian, është shpallur ngjarja më e pastër.

Vetëm një votë për ngjarje të pastër morën stërvitjet për parandalimin e larjes së parave, që i organizon Drejtoria për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit.

Më së shumti, gjithsej shtatë vota, për ngjarje të dyshimtë fitoi mospublikimi i lartësisë së borxhit që institucionet shtetërore e kanë ndaj sektorit privat. Biznesmenët në mars kërkuan nga Qeveria të dalë me shifrat e sakta të borxhit të ndërsjellë, ndërsa sipas informatave të pavërtetuara borxhi i shtetit ndaj ekonomisë ka arritur 100 milionë euro.

Në vendin e dytë në mesin e ngjarjeve të turbullta, me pesë vota u gjet rasti me gardistët – kriminelë, prej të cilëve njëri është i dyshuar për vrasje, ndërsa tjetri për plaçkitje, që i hapë dilemat për mënyrën e punës së pjesëtarëve të forcave elite të sigurisë.

Parregullsitë dhe shpenzimet joekonomike të parave në Agjencinë për investime të huaja, të përcaktuara nga revizioni shtetëror u has në vendin e tretë në mesin e ngjarjeve të turbullta në mars të këtij viti.

Në anketën „Barometër dhe korrupsion“, që prej vitit 2005 e zbatojnë agjencia e lajmeve Makfaks dhe organizata joqeveritare „Transparencë zero korrupsion“, në muajin mars morën pjesë redaktorët e televizioneve А1, Kanal 5, Telma, Alfa TV, Nasha TV, Alsat dhe gazetat  Utrinski vesnik, Dnevnik, Vest, Nova Makedonija, Globus, Kapital, Fokus, Lajm, Biznis dhe Forum.

 
< I mëparshmi   Tjetri >
MK mk
  en EN
1-facebooklogo.jpg

twitter-logo.jpg
transparentnost_newsletter

Newsletter






Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
 
 
Transparencë - Zero Korrupsioni @2006. Të gjitha të drejtat e rezervuara.