Transparencë - ZK
Aktual
|
|
|
Lajme Lajme Ilmi Selami kryetar i ri i Komisioni Antikorrupsion
|
Ilmi Selami kryetar i ri i Komisioni Antikorrupsion |
|
|
|
25.03.2010 Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në seancë të
rregullt me pikë të vetme të rendit të ditës zgjodhi Ilmi Selamin kryetar të
Komisionit.
Selami është zgjedhur me katër vota “për” prej gjithsej
shtatë votave, ndërsa kundërkandidat i tij ishte Zoran Dodovski.
“Të gjithë nga Komisioni janë të vetëdijshëm për sfidat që qëndrojnë para nesh
se duhet të tregojmë efikasitet edhe në këtë plan forcat do t`i dyfishojmë. Nuk
vlerësoj se Komisioni deri tani nuk e kryente punën e vet, meqë secili që punon
edhe gabon, por konsideroj se gjithmonë punët mund të punohen më mirë”, deklaroi
Selami pas seancës në të cilën është zgjedhur kryetari i Komisionit
antikorrupsion.
Ai tha se do t`i kushtojë vëmendje të veçantë atyre
pikave që ishin në Raportin e KE-së të vlerësuara si negative.
Në seancën
u paraqitën edhe Mirjana Dimovska dhe Zoran Dodevski.
Seanca është thirrur me kërkesë të
pesë anëtarëve të Komisionit, e jo si deri tani nga kryetari i Komisionit.
Thuajse pesë javë ky institucion nuk kishte kryetar formalisht të emëruar qëkur
Dimovskës i skadoi mandati.
Ndërkohë, ajo ishte e zënë me interpelancën,
e më pas ka pushuar së paraqituri në vendin e punës për arsye shëndetësore, pas
çka puna e Komisionit Antikorruptues ishte praktikishte e bllokuar.
Burimi: Makfax
|
|
|